Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë të enjten zhvillimin e homazheve në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani. Kuvendi njofton se ato do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në sallën e seancave plenare.

Për rrjedhojë seanca parlamentare që ishte programuar të niste të enjten në orën 10:00 është shtyrë në orën 17:00.

Ndërkohë, Partia Demokratike njofton se në nder të Gert Bogdanit ka shpallur të enjten ditë zie dhe për rrjedhojë ka pezulluar të gjitha aktivitetet partiake në gjithë vendin.

Tv Klan