#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Lamtumirë, Gerti Bogdani/ Shuhet në moshën 44-vjeçare ish-deputeti
Me trishtim të thellë morëm lajmin e ndarjes tragjike nga jeta të Gerti Bogdanit,ish-deputetit të Partisë Demokratike. Një humbje e madhe për familjen, miqtë, dhe të gjithë ata që e kanë njohur e vlerësuar.Bogdani ka qenë duke konsumuar kafe në një ambient të njohur në qendër të Tiranës kur pësoi arrest kardiak. Ai u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, sipas të cilëve,
mbërriti i pajetë. Në këtë moment të dhimbshëm, i shprehim ngushëllimet tona bashkëshortes së tij, Edlira Çepani, dhe fëmijëve të tyre . Të gjejnë forcë dhe ngushëllim për të përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe!
Edicioni i 22-të i TIFF/ Agron Domi zbulon surprizat, mes tyre filmi i Sorrentinos
Do të vijojmë programin tonë, Muaji shtator sjell në Tiranë një ngjarje kulturore me rëndësi
për komunitetin e adhuruesve të kinematografisë. Bëhet fjalë për Tirana International Film
Festival, edicioni i 22-të, që do të mbahet nga 22-28 shtator. Prej këtij festivali filmi, nga më jetëgjatët në vend, përzgjidhen edhe filma të cilët kualifikohen për të garuar në Oscar dhe European Film Awards. Filmi më i mirë i shkurtër do të kualifikohet për Çmimet Oscars® 2024 si dhe European Film Awards 2023.
I ftuar: Agron Domi
Si kjo trileçe s`keni provuar/Receta e veçante nga Kadife Karriqi
Ajo njihet si një mjeshtre e gdhendjes së frutave, e cila punon mjeshtërisht dekore të ndryshme nëpër event, por herën e fundit kur e kishim në program, na zbuloi se ishte gjithashtu një mjeshtre në ëmblësira, veccanërisht trileccen “e qante”. Ne kemi shkruar me kameran tonë në shtëpinë e saj për të zbuluar recetën e saj të veçantë…
25 vjet World Vision Albania, një çerek shekulli shpresë dhe gëzim për fëmijët në Shqipëri
Të fuqizosh fëmijët dhe të rinjtë, do të thotë të fuqizosh të ardhmen. Kam kënaqësinë që sot në
këtë pjesë do të flasim për punën e një organizate ndërkombëtare që fëmijët dhe të rinjtë i ka
në zemër të programeve të saj.Bëhet fjalë për World Vision Albania, që këtë shtator festoi 25 vjet të punës së saj në Shqipëri. Janë 25 vite shprese dhe transformimi.
Të ftuar: Eljona Elmazi dhe Aldi Kasmi
Uljanova Çali: Puna ime mes historive tronditëse dhe triumfeve
Do të flasim për llojet e ndryshme të parukeve, duke përfshirë ato sintetike dhe natyrale,
stilimet më të njohura, dhe si të zgjedhim parukën e duhur për çdo rast. Pavarësisht nëse
përdoren për modë, për evente të veçanta apo për nevoja të tjera, parukët janë një mënyrë e
shkëlqyer për të transformuar pamjen tuaj brenda sekondave.
E ftuar: Uljanova Çali
/tvklan.al