Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Dy ditët që sapo kaluam, Shqipëria festoi 28 dhe 29 Nëntorin, ditën e ngritjes së Flamurit dhe Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë. Por monumentet që përkujtojnë këtë ditë, apo njerëzit që kanë kontribuar për to, janë lënë pas dore. Kështu në fshatin Drenovë të Korçës, monumenti i Aleksandër Stavre Drenovës, i njohur si Asdreni është shkatërruar për herë të dytë në këto dhjetë vjet. Ai veç të tjerash është autori i himnit të flamurit.

Herën e parë, i vetmi monument në përkujtim të Asdrenit, që ndodhet në fshatin e tij të lindjes është masakruar në vitin 1991. Kryeplaku i fshatit Drenovë, me gjithë dëshirën e banorëve të zonës, thotë se është i pafuqishëm t’i jap kujtimit të kësaj figure shkëlqimin që meriton./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame