Rreth një vit më parë, më 12 mars 2023 u paraqitën dy mikesha, Faria dhe Shpresa. Dy shoqet i solli në “Shihemi në Gjyq” nga  “E Diela Shqiptare” në Tv Klan një borxh i vjetër 23-vjeçar. Faria i kishte dhënë një të afërmi të bashkëshortit të ndjerë një shumë parash, por kur vetë u ndodh në një moment  delikat, kërkoi ndihmë te Shpresa.

Kjo e fundit e kishte çuar të firmoste një deklaratë që Faria nuk e dinte se bëhej fjalë jo për njohjen e borxhit, por për dhurimin e shtëpisë. Shpresa trembej se nuk do t’i kthehej kurrë huaja, ndaj bëri këtë lëvizje ndaj shoqes së saj. Falë ndërmjetësimit, një vit më vonë, situata ka arritur zgjidhjen.

Farie: Epo tani gjërat pa shkak, ndodhin ca sebepe që nuk i meritonim. Para një viti e ca, unë ju drejtova juve, duke pasur një problem para 23 vitesh, të krijuar nga të afërmit e bashkëshortit tim. Me ndërgjegjen, me karakterin tim që avash-avash, do t’i shlyente. Kaluan vitet pa dokument ligjor. Tani bëhej fjala për një dokument ligjor se nuk të njeh kush nëse thotë 1 vit e 2 vjet. Më në fund, zotëria pranoi dokumentin ligjor, prit se po likuidohet e gjë s’kishte, nuk përgjigjej në telefon. Rastësisht bëri deklaratë me shkrim që unë kam një shtëpi në Golem, i thashë unë nuk kam terezi të dal e të blej shtëi, të shes shtëpi. Unë jam një njeri, jam e vetme, jam me probleme shëndetësore, kërkoj të më shlyhet borxhi im dhe nuk kam punë me asnjeri. Plus asaj, kam probeme edhe me zonjën, zonja më ka pritur derisa ka njëfarë durimi çdo gjë.

Shpresa: Vërtet kam duruar boll dhe jam shumë e kënaqur, shumë e lumtur ndaj zonjës Eni, mos të ishte zonja Eni, unë e ti sot prapë nuk do të flisnim, prapë nuk do të merreshim vesh, prapë borxhi nuk do të lahej, por rroftë e qoftë zonja Eni sa malet që këtë problem e zgjidhi!

Farie: Ashtu qoftë!

/tvklan.al