Erë e forë dhe rreshje shiu, të cilat herë pas herë intensitifikohen në formën e rrebesheve. Kështu parashikohet situata e motit këtë fundjavë.
Hakil Osmani, Meteoalb: Zonat më problematike janë zonat Veri-Perëndimore, qarku i Shkodrës dhe i Lezhës. Por duke filluar nga mesdita, parashikohet që e gjithë Ultësira Perëndimore të jetë nën ndikimin e reshjeve, herë pas here me intensitet të lartë duke përfshirë këtu qytete si Durrësi, Tirana, Elbasani, po ashtu Kruja. Përsa i përket fundjavës, territori shqiptar pritet që të ketë një përmirësim të kushteve të motit. Reshjet do të mbeten prezente, por në sasira shumë të pakëta dhe të fokusuara në gjysmën Lindore të territorit shqiptar
Sipas meteorologëve fudjava pritet të sjellë edhe ulje të temperaturave me disa gradë.
Hakil Osmani, Meteoalb: Gjatë fundjavës kemi një rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territori të zbresin rreth vlerave 25 apo 26 gradë Celsius në qytetet e zonës së ulët duke u afruar pranë vlerave normale të muajit Tetor.
Ndërkohë që sa i përket parametrit të erës, shpejtësia e saj do vijë duke u ulur, nga 90 km në orë të Premten në 35 km në orë gjatë të Shtunës.
Klan News