Dita e shtunë ka sjellë një përmirësim të kushteve të motit pas gati 12 orësh reshje intensive në mbarë vendin të cilat sollën edhe përmbytje në shumë qarqe dhe sidomos në Vlorë. Sipas meteorologëve  reshjet do jenë prezente, por me intesitet më të ulët.

Shkodra dhe Lezha, por edhe Tirana me Durrësin, do të jenë qarqet me reshje disi më intensive, sidomos gjatë ditës së diel, e ku nuk do mungojnë as rrebeshet afatshkurtra.

Ndërkohë që sa i përket temperaturave ato pësojnë ulje ditën e diel.

Sipas meteorologëve të Mërkurën e javës së ardhshme do të rikthehen sërish reshjet në mbarë vendin.

Klan News