Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në dalje të Gostivarit rrugës për në Tetovë. Një makinë ka humbur drejtimin në rrugën me borë dhe ka përfunduar në humnerë.

Ekipet policore dhe ndihma e shpejtë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe se siç raportojnë mediat maqedonase mësohet se ka të lënduar, por jashtë rrezikut për jetë.

Policia e Gostivarit ka nisur hetimet, ndërsa ka apeluar që qytetarët të jenë të kujdesshëm në rrugët me borë dhe ngrica, për shkak të rënies së temperaturave. /INA