Për shkak të motit të keq që ka prekur gjirin e Durrësit, Kapitaneria ka urdhëruar pezullimin e lundrimit për flotën e peshkimit për 48 orë.

Gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi raporton se sot dhe nesër (e premte), nuk do të lejohen anijet e peshkimit të dalin në det, ndërsa anijet që janë tashmë në lundrim janë këshilluar të ankorohen pranë portit të peshkimit.

Ndërkohë nga ana tjetër, linjat e trageteve Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona do të operojnë normalisht, dhe anijet e tonazhit të mesëm dhe të lartë do të vazhdojnë aktivitetin e tyre./tvklan.al