Merr fund arratia e Bledar Trëndafilit i cili një muaj më parë në lagjen nr.2 të qytetit të Korçës dogji me benzinë bashkëshorten e tij Melisën.

Arrestimi i 45-vjeçarit u krye nga policia në një prej lagjeve të qytetit, ndonëse dyshimet janë se ai gjatë arratisë është fshehur në zonat periferike të Korçës.

Pas prangosjes, autori mësohet se ka refuzuar të japë shpjegime lidhur me ngjarjen e datës 31 Gusht, ku ai tentoi të vrasë bashkëshorten e tij duke e djegur me benzinë.

Shkak për aktin e rëndë u bënë konfliktet për shkak të divorcit mes çiftit të dy fëmijëve të mitur. 

Kjo ngjarje shkaktoi jo pak përplasje mes familjarëve të 31-vjeçares dhe policisë, nga e cila kërkonin arrestimin e menjëhershëm të Bledar Trëndafilit.

45-vjeçari akuzohet për veprën penale “vrasje për shkak të mardhënieve familjare” mbetur në tentativë.  

Tv Klan