Pasi Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu paralajmëroi kundërpërgjigje të ashpër pas sulmit iranian me 180 raketa të së martës, goditja e impianteve bërthamore të Iranit nga Izraeli është një nga skenarët më të mundshëm që po qarkullon në mediat izraelite.

Sipas portalit “The Israel Times”, Izraeli ka kërcënuar prej kohësh me hedhjen e këtij hapi dhe kjo mund të ishte një mundësi e mirë hakmarrjeje.

Irani ka disa impiante bërthamore, funksioni kryesor i të cilave është prodhimi i energjisë elektrike.

Tel Avivi dhe aleatët perëndimorë kanë akuzuar shpesh Republikën Islamike se i shfrytëzon këto impiante për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Në një deklaratë në Uashington të mërkurën, Presidenti amerikan Joe Biden la të kuptohet se ishte kategorikisht kundër këtij skenari.

“Ata kanë të drejtë të kundërpërgjigjen, por ajo duhet të jetë proporcionale”.

Deri më tani qeveria izraelite ka deklaruar se për çdo formë e kundërpërgjigjes do të këshillohet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët.

Ndërkaq, bombardimet izraelite vijuan të ashpra edhe këtë mëngjes në Beirut ku pati 6 viktima por edhe në gjithë Libanin.

8 ushtarë izraelitë janë vrarë nga e mërkura në përleshje me militantët e Hezbollahut në jug të Libanit, ndërsa militantët pro-iranianë kanë humbur 15 trupa.

Tv Klan