Shenjë maturimi të institucionit që drejton, e ka konsideruar kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani vënien para drejtësisë të dhjetra zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Altin Dumani: Këto 5 vite kanë dëshmuar se SPAK ka kapacitetet dhe aftësitë për të ushtruar ndjekjen penale ndaj subjekteve të ndryshme. Ne shikojmë zyrtarë të niveleve të larta, ish-zv.kryeministri, ministra, deputetë, gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, gjyqtarë të Gjykatës Kushtetutese, të Apelit, gjyqtarë të Shkallës së Parë, prokurorë të të gjitha niveleve, punonjës policie të nivelit të lartë, kryetarë bashkie, ish-kryetarë bashkie.

Ai thotë se SPAK është i përkushtuar për të vijuar punën e pandërprerë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Altin Dumani: Sa i takon krimit të organizuar, kemi pasur rezultate të prekshme duke proceduar penalisht persona me imazhe që deri dje as nuk mendoheshin që do të prekeshin. Kemi arritur të sekuestrojmë dhe konfiskojmë vlera të konsiderueshme që mund të shkojnë deri në 150 mln Euro.

Tv Klan