Jose Mourinho nuk duhet të mërzitet edhe nëse e shkarkojnë nga detyra. Trajneri portugez duhet të jetë i kënaqur të paktën nga ana financiare.

Largimet e tij i kanë kushtuar Manchester United dhe Chelsea thuajse 60 milionë euro. Në muajin Dhjetor Manchester United i ndërpreu Mourinhos kontratën pas rezultateve të dobëta dhe për këtë u shtrëngua t’i jepte më shumë se 22 milionë euro.

Megjithatë likujdimin më fitimprurës Jose Mourinho e pati me Chelsea me më shumë se 35 milionë euro për largimet në 2007 dhe 2015. Këto para janë më se të mjaftueshme që Special One të jetë i kënaqur që drejtuesit e ekipeve i tregojnë derën para kohe.

Tv Klan