Përfaqsues të politikës shqiptare morën pjesë në homazhet e zhvilluara në Ambasadën e Maqedonisë për nder të presidentit Boris Trajkovski, i cili humbi jetën tre ditë më parë. Ambasadorja maqedonase Eleonora Karanfilovska Ratklif(Eleonora Karanfilovska Ratcliff) ka marrë ngushëllimet nga kryeministri Fatos Nano, i cili e ka vlerësuar presidentin Trajkovski si një figurë politike mjaft pozitive për rajonin e Ballkanit.
Fatos Nano: “Sapo i lashë me shkrim ndjenjat e mia të keqardhjes së thellë për këtë humbje tragjike të presidentit Boris Trajkovski një personalitet, ë, europian një personalitet i paqes dhe i stabilitetit të Maqedonisë ku jetojnë shqiptarë dhe maqedonas në harmoni për integrim.”
Ministri shqiptar i mbrojtjes Pandeli Majko ka shprehur gjithashtu dhimbjen për humbjen e presidentit maqedonas.
Pandeli Majko: “Me të kam patur marrëdhënie jashtzakonisht të ngrohta dhe ma merr mëndja që nuk jam vetëm unë që bashkohem me opininon që ngel një nga simbolet e paqes dhe qetsisë në rajon. Aktualisht ky njeri la pas vetes, kjo mbase mbetet më e rëndësishme një situatë paqeje sidmos me nënshkrimin e dekretit të Universitetit të Tetovës. Padyshim ngel një nga simbolet, e, e paqes në Maqedoni për t’sotmen dhe për t’ardhmen.”
Ambasada Maqedonase është vizituar në ktë ditë zie nga shumë personalitete të tjerë të vendit tonë dhe të huaj. /tvklan.al