Lajme, #edicioniinformativ ora 23:35 data 12 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 12 Shtator 2024
Rama në interpelance: Nuk ka eksport mbetjesh të rrëzikshme. Aludim nga burimet ndotëse të politikës
I thirrur në interpelancë nga opozita, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat për transport të mbetjeve të rrezikshme nga Durrësi dhe tha se ky është një aludim psikopatologjik i burimeve ndotëse të politikës së Tiranës.

Balluku: Gjendet zgjidhja për Thumanë – Kashar. Një rampe provizore në afërsi të Thumanës
Gjendet zgjidhja për banoret e Fushë Krujës, që protestojnë prej javësh për autostradën Thumanë – Kashar. Ministrja Balluku deklaron në parlament se do të ndërtohet një rampë provizore për t’u dhënë akses në rrugën e re.

Presidenti i Izraelit në Tiranë: Shqipëria, në anën e duhur të historisë për konfliktin me Hamas
Presidenti i Izraelit vlerëson qëndrimin e Shqipërisë për konfliktin me Izraelin, duke thënë se vendi ynë u reshtua në anën e duhur te historisë. Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp, kërkoi dhënien fund të konfliktit.

Rriten transaksionet në euro. 3,3 miliardë nga janari në gusht, 32 përqind më shumë
Rriten transaksionet ne Euro brenda Shqipërisë. Të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se nga janari në gusht ato arritën vlerën e 3.3 miliardë eurove, ose 32% me shume se e njëjta periudhë e një viti me parë.

Ezaurohen kuotat në mjekësi dhe inxhinieri. Bie interesi për studimet në drejtësi dhe ekonominë
Ezaurohen brenda 4 ditësh kuotat ne Mjekësi, Inxhinieri dhe Teknologjinë e Informacionit, degët te cilat mbeten te kërkuarat edhe për këtë vit. Aplikimet tregojnë rënie te interesit për studiuar ne Drejtësi dhe Ekonomi.

Trump: Nuk do të ketë tjetër debat me Harris. Ajo kërkon revansh sepse humbi të parin
Donald Tramp thotë se nuk do të marrë pjesë në një tjetër debat përballë Kamala Harris. Ish-presidenti republikan thotë se zëvendëspresidentja demokrate kërkon revansh pasi humbi në sondazhet e përballjes së parë.