Emocione të forta priten edhe sonte

Nga prapaskena, aty nisi mbrëmë nata e dytë gjysmëfinale e “Kënga Magjike”, për të treguar emocionet e artistëve dhe përgatitjet e fundit para se të ngjiteshin në skenën e Pallatit të Koncerteve. Edhe në natën e dytë gara nisi me 9 të “New Artist” shqiptarë dhe të huaj të cilët arritën të gjithë të fitojnë të drejtën e votës dhe të votohen.

Jasmina Dervishi: Në fillim kisha frikë në fakt që do dilja e para, se është një peshë shumë e madhe. Emocioni më i madh që kisha, ishte kur duartrokiti publiku.

Niki Zaimi: Emocione, vetëm emocione!

Ajo skenë “pushton” me emocione jo vetëm të rinjtë por edhe artistët ‘Big’, që nuk ngjiten për herë të parë në skenën e festivalit magjik.

Orgesa Zaimi: Për mua, e kam përsëritur dhe e përsëris, emocioni është aty. Nuk mjafton nëse je një këngëtar i ri, apo nëse ke vite që këndon, ai është emocioni më i bukur në botë edhe kam përshtypjen se ne jetojmë për këtë emocion.

Blerina Braka: Sa vjen bëhet përgjegjësia më e madhe, e ke akoma më shumë problem se e ke peshën më të madhe

Sonte është nata finale e muzikës shqiptare, do të ngjitën në skenë 20 artistë shqiptarë, por jo vetëm kaq, sonte ato do të prezantohen në skenë nga 20 artistë të huaj, të cilët do të këndojnë shqip dhe me muzikë shqiptare. Mos humbisni sonte natën e tretë të “Kënga Magjike” me të tjera surpriza dhe emocione më të forta.

Tv Klan