Në Kosovë gjenden kufomat e  dy policëve serb që mendohen të jenë vrarë nga ushtarë të UÇK-së në minierën Vorzhak. Sekretari i shtetit Amerikan Uilliam Kohen deklaron se së shpejti mendohet të ketë një ndërhyrje ushtarake në Kosovë. Kjo ndërhyrje do të bëhet nëse nuk do të ketë asnjë shenjë armëpushimi. Gjithashtu do të shikohet dhe proçesi i kthimit të  300 mijë refugjatëve në vendin e tyre të banimit.  Britania po shikon dërgesën e forcave britanike në Kosovë së bashku me disa njësi tankesh në rast se  NATO bombardon forcat serbe.  Kohen shprehu dhe keqardhjen e tij për dhunën që po ushtrojnë forcat serbe kundër banorëve të Kosovës.

Pamje nga gjetja e kufomave në Kosovë, pamje Uilliam Kohen, refugjatë kosovarë. /tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti