Marco Reus do të vazhdojë karrierën e tij si futbollist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lojtari gjerman është prezantuar këtë të enjte te skuadra e Los Angeles Galaxy. Pas largimit nga Borussia Dotmund, ku ishte kthyer në një legjendë, tashmë Reus do të luajë në Major League Soccer.

Njoftimi zyrtar ka ardhur nga vetë klubi amerikan, që ka bërë të ditur firmën me 35-vjeçarin. Reus ka firmosur kontratën që do e mbajë të lidhur me Los Angeles Galaxy, për dy vitet e ardhshme, deri në verën e 2026.

Fantazisti gjerman njoftoi largimin nga Borussia Dortmund në fund të sezonit të kaluar, pasi ishte pjesë e verdhezinjve për 12 sezone me radhë, ndërsa më parë kishte luajtur edhe për të rinjtë e kësaj skuadre. /tvklan.al