Tiranë – Një 63 vjeçar ka konsumuar fostoksinë përballë godinës së SPAK këtë të Martë. Sipas policisë, ai është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

“Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të bluve.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci ka siguruar edhe foton e 63 vjeçarit të quajtur Pal Trashaj, tek dyert e SPAK.

/tvklan.al