Shqipëria ka fituar medaljen e parë të artë në sportin e Taekuondo në samitin, i cili u zhvillua për herë të pestë në Tiranë, në kuadër të Javës Europiane të Sportit. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se me pikët e fituara, Ernest Merdanaj po bëhet gati për të përfaqësuar vendin në Lojërat Olimpike të Los Angeles 2028.

“E di që, ndoshta jo të gjithë fitojnë medalje. Ne ishim në Paris, morëm dy medaljet tona të para, por pjesa më e madhe këtu kanë marrë një medalje, që është diçka që zgjat tërë jetën, është një shoqëri e re, një kujtim i mirë, e një lidhje e re. Më vjen mirë po ashtu që, pas Parisit, edhe këtu morëm dy medalje. Jam vërtet entuziast që sportistët tanë kanë filluar që tani të mbledhin pikët që do na çojnë drejt Los Angeles në 2028.”

Gjatë Javës Europiane të Sportit, Tirana mikpriti 900 sportistë nga 48 vende të botës.

“Mund t’u japim një duartrokitje të gjithë miqve që na kanë ardhur nga jashtë. E vlerësojmë jashtë mase prezencën tuaj dhe jam vërtet i nderuar që në këtë javën që ishte Java Evropiane e Sportit, Bashkia e Tiranës me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, shoqatën e Taekuondo-së, Sport Klub “Tirana” dhe gjithë dashamirësit e sportit, e kthyen Tiranën në një hapësirë fantastike për 900 sportistë nga 48 vende të ndryshme të botës.”

Kampionati që solli 900 sportistë nga 48 vende të botës dhe 255 klube, u zhvillua nën kujdesin e shoqatave, Federatës Shqipatre të Taekuondo, MAS dhe Bashkisë Tiranë.

Tv Klan