Berat Gjimshiti nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Mbrojtësi ka pësuar një dëmtim në seancën e parë stërvitore dhe do të mungojë për sfidat e këtij muaji. Pas rezonancës magnetike është zbuluar se Gjimshiti ka pësuar një tërheqje muskulore dhe ka nevojë për disa ditë pushim për t’u rikuperuar nga dëmtimi. Kapiteni kuqezi do të rikthehet te klubi i Atalantës për të nisur menjëherë rikuperimin.

Në këto kushte, trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për këto dy ndeshje mbrojtësin e Kombëtares U-21, Adrian Bajramin, i cili do të bashkohet menjëherë me ekipin. Lojtarët e tjerë nuk kanë probleme fizike dhe i gjithë grupi pritet të plotësohet gjatë mbrëmjes së të martës. /tvklan.al