Në 10 mujorin e 2021 eksportet rritje me 35.2%


Në 10 mujorin e 2021 eksportet rritje me 35.2%

15:39 22/11/2021

INSTAT: Materialet e ndërtimit e lëndët djegëse, rritje të madhe

Eksportet kanë vijuar rritjen edhe në Tetor të këtij viti, duke rikuperuar humbjet e vitit pandemik e duke rezultuar më të larta edhe se në 2019.

Rritja më e konsiderueshme sipas INSTAT I përket dy grupeve, “materiale ndërtimi e metale” dhe “minerale lëndë djegëse e energji”, të dy grupet kanë ndikuar në 70% të rritjes së eksporteve për 10 muaj.

INSTAT raportoi se për 10-mujorin e 2021, eksportet arritën në gati 300 miliardë lekë, me një rritje prej 35.2 % në raport me Janar-Tetor 2020. Ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, rritja është rreth 19%.

Në Tetor, eksportet ishin 34 miliardë lekë, me rritje 26.3% në raport me të njëjtin muaj të 2020-s dhe rreth 26% më të larta në raport me vitin 2019.

Në këtë dhjetëmujor importet e mallrave arritën vlerën 632 miliardë lekë, duke u rritur me 29,5 %, krahasuar me një vit më parë.

Në muajin Tetor 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Tetor 2020 janë Italia 15,2%, Kosova 22,7% dhe 103,5% Spanja.

Klan News








Të ngjashme