Kristiano Ronaldo dhe Mançester Junajtid janë gjithnjë e më larg njëri-tjetrit. Me merkaton e Janarit që po afron, ylli portugez ka si synim që të gjejë një klub të ri, ku të mund të aktivizohet rregullisht. Qëllimi i tii nuk do të kundërshtohet as nga “Djajtë e kuq” që kanë vendosur ta lënë të lirë në fund të sezonit, nëse ai nuk largohet në emrkaton e dimrit.

Marrëdhënia e sulmuesit me trajnerin Erik ten Hag është në pikën më të ulët momentalisht, pas pëjashtimit të futbollistit nga ekipi për sfidën dnaj Çelsit.

Edhe pse në postimin e tij të fundit, 37-vjeçari ka theksuar se Junajtid i duhen qesia dhe bashkimi, në realitet lufta mes tyre vazhdon që të jetë e hapur.

Përfaqësuesit e portugezit kanë nisur nga puna për t’i gjetur atij një skuadër të re. Kristiano Ronaldo do një klub europian, ku të mund të luajë edhe në Ligën e Kampioneve. Por vështirë që kjo të ndodhë, nisur nga pagesa e tij e lartë.

Por në Arabinë Saudite ka klube që mund t’i lejojnë vetes që të shpenzojnë për yllin portugez, raporton Sportmediaset. Sulmuesi paguhet 26 milionë euro në vit nga klubi anglez. Kristiano Ronaldos iu ofruan 245 mln euro për t’u transferuar në dy sezonet e ardhshme te klubi i Al Hilal.

Në Arabinë Audite janë entuziastë për transferimin, pasi Kristiano Ronaldo do të ishte futbollisti më popullor ndonjëherë që luan në kampionat.

Klan News