Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Tornado”. Autoritetet njoftuan se Ermal Luku u kap në Durrës.

“Gjykata e Brescias /Itali me datë 29.09.2024 ka lëshuar vendim “urdhër arresti ndërkombëtar” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale”, njoftoi policia.

Policia thotë më tej se vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Romës për ekstradimin e tij./tvklan.al