Krimi kibernetik është një nga sfidat më të mëdha të globit, ndaj policitë e vendeve anëtare të Interpol gjatë konferencës në Tiranë, u dakordësuan për të bashkëpunuar në këtë drejtim. Në përfundim të aktivitetit q zgjati 3 ditë, ministri i brendshëm Taulant Balla tha se një unifikim mes shteteve në këtë drejtim.

Taulant Balla, ministër i Brendshëm: Në emër të qeverisë time do të doja të shprehja gatishmërinë për të rritur asistencën tonë dhe gjithashtu buxhetin në mbështetje të asaj çfarë Interpol bën. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që sa i përket sigurisë të gjithë sytë janë nga ju. Lufta kundër krimit kibernetik dhe kundër fëmijëve mbete një nga sfidat më të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare, sepse është i lidhur me krime të tjera si terrorizmi dhe krimi kundër fëmijëve. Kapërcimi i sfidave kërkon një qasje të unifikuar.

Balla foli sërish për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve si një mënyrë për të goditur krimin e organizuar.

Taulant Balla, ministër i Brendshëm: Shqipëria është një aktor i dukshëm në rritje si edhe vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropën Juglindore. Siç përmenda edhe gjatë ceremonisë hapëse ne do bëjmë disa ndryshime për një ligj të ri në Policinë e Shtetit shqiptar dhe gjithashtu në Zyrën e Rikuperimit të Aseteve që për ne është një aset i madh për të gjurmuar krimin e organizuar aty ku ka më shumë peshë. Ju e dini më mirë se unë se ju jeni ekspertët dhe unë jam studenti, që kjo është mënyra për të luftuar krimin e organizuar për të shkuar tek asetet dhe tek paratë.

Më herët ministri i Brendshëm u takua edhe me presidentin Ahmed Naser Al-Raisi, me të cilin u diskutua mbi përdorimin e bazave të të dhënave dhe mjeteve të organizatës, edhe nga vendi ynë.

Klan News