“Katër persona të armatosur dhe të maskuar tentuan të grabisin banesën në katin e tretë të këtij pallati. U ndeshën me rezistencën e pronarit dhe mbërritjen e menjëhershme të policisë pas njoftimit. Bilanci i ngjarjes është një nga autorët i vdekur, një tjetër i plagosur dhe dy të tjerë të shpallur në kërkim”, thotë

gazetarja e

ABC News,

Valbona Daci

.

Ajo shkoi paraditen e kësaj të premteje në lagjen “29 Nëntori” të Fieri, aty ku gjatë orëve të natës, 4 grabitës tentuan që të futeshin në shtëpinë e familjes Muçi. Autorët jo vetëm që dështuan në tentativën e tyre, por ata u përballën edhe me policinë.

Vetë e zonja e shtëpisë Elsa Muçi, thotë se grabitësit nuk mundën që të futeshin në banesë, pasi dera ishte e kyçur.

Ju shpëtoi llozi?

“Edhe unë e lë pa lloz, por Minella më bënte llafe gjithmonë. Me fat!”

Nuk arritën të hyjnë deri brenda hë?

“Jo jo, nuk e shikon, llozi futet në beton këtu”.

Zonja Muçi nuk flet më shumë për gazetarët, pasi bashkëshorti i saj Minella Muçi mbyll derën duke thënë se

“kemi punë”.

Ishte pikërisht Minella Muçi, i cili pasi kuptoi se grabitësit po tentonin të futeshin në shtëpinë e tij, telefonoi policinë.

Mes efektivëve dhe grabitësve pati shkëmbim zjarri, që rezultoi me vrasjen e një prej grabitësve, si dhe plagosjen e një tjetri. I plagosuri është identifikuar si Arben Muça. 33-vjeçari ndodhet në spital dhe ruhet nga forca të shumta policore.

Dy autorët e tjerë arritën të largoheshin. Deri në këto momente nuk ka ende të dhëna për identitetin e grabitësve të tjerë, ndërsa viktima është Xhuljan Sollaku, një 20-vjeçar nga Elbasani.

Për mikrofonin e gazetares Daci folën edhe fqinjët e familjes Muçi, të cilët shprehen se

“iu duk sikur ishin në ëndërr”.

Dëgjoheshin qartë?

“Po po po”.

Në çfarë ore ka qenë?

“Përgjumësh. Mund të ketë qenë 2 e 20. S’e kam idenë tamam”.

Të shtënat ishin në breshëri?

“E ke parasysh, se kur je përgjumësh të duket sikur je në ëndërr, por po dëgjuam të shtëna’.

Pastaj u ndërgjegjësuat se diçka po ndodhte?

“Po”.

Çfarë bëre?

“U tremba në shtëpi. Çfarë të bëja? Isha vetëm burrin e kam në punë”.

Një tjetër fqinje rrëfen se gjithçka e ka marrë vesh nga televizori dhe se kishte menduar se zhurmat ishin fishekzjarre.

“Unë kur u ngrita dëgjova në orën 3:00 zhurmat. Thashë mos janë fishekzjarret, Edhe asgjë tjetër. Ja tani kam dalë unë”.

Nuk e more vesh që ishte…?

“E mora vesh në televizor”.

Fjete gjumë?

“Fjeta gjumë. Dija unë”.

Mendove se ishin fishekzjarre?

“Po”.

//tvklan.al