46-vjeçarja shqiptare, Adelina Sejdini, ka vendosur t’i japë fund jetës. Mediat italiane bëjnë me dije se Sejdini është hedhur nga ura.

Për mediat në Itali, ajo është bërë e njohur disa vite më parë kur guxoi të denonconte një rrjet prostitucioni, në të cilin ajo bënte pjesë. Ajo ishte detyruar që të punonte si prostitutë, por arriti që të denonconte një prej grupeve më të mëdha.

Si një ndër shkaqet që çuan 46-vjeçaren drejt aktit të rëndë ka qenë dhe mos marrja e shtetësisë italiane. Ajo kishte kërkuar me ngulm që të vijonte të qëndronte në Itali, pasi siç është shprehur në Shqipëri i rrezikohej jeta.

Nëse kthehem në Shqipëri jam grua e vdekur, kam frikë se mos më vrasin ata që kisha arrestuar”, ka thënë ajo pak ditë më parë në një media italiane.

Në bazë të denoncimeve të shqiptares u arrestuan 40 persona dhe 80 të tjerë u akuzuan, të gjithë i përkisnin mafies shqiptare që kontrollonte shfrytëzimin e prostitucionit në të gjithë Italinë./tvklan.al