Nedim Bajrami mund të vazhdojë karrierën në Skoci. Klubi i Rangers, është në bisedime për afrimin e fantazistit shqiptar nga Sassuolo.

Palët janë në bisedime, për huazimin e Barjamit për një sezon, sipas raportimeve nga mediat britanike. Marrëveshja nuk është mbyllur ende, por po punohet për transferimin, para përfundimit të merkatos.

25-vjeçari është pjesë e Sassuolo-s në Serinë B, por po shikon për një ekip të ri. Në rast kalimi te Rangers, kjo do të ishte aventura e parë për Bajramin në Skoci.

Në të kaluarën, shqiptari ka qenë pjesë e Zurich dhe Grasshoppers në Zvicër, për të kaluar më pas tek Empoli në Itali dhe së fundmi te Sassuolo. /tvklan.al