te rinjteGjyaka e Tiranës dha masën e sigurisë arrest me burg për 25-vjeçarin Evarist Pashën, njëri prej personave të përfshirë në videoskandalin në QSUT.

E njëjta masë u mor dhe për Andi Bushaj, 19-vjeç si dhe Dejvi Lamaj, 18-vjeç, të dy të shpallur në kërkim.

Të rinjtë akuzohen për ngacmim seksual ndaj të miturës e cila ishte pa ndjenja në spitalin “Nënë Tereza”. Po sot gjykata dha vendimin detyrim paraqitje edhe për dy adoleshentët Albi Bocaj, 18-vjeç dhe Patrik Kaço, 18-vjeç, pasi akuzohen për moskallzim krimi.

Ata kanë qenë personat që e kanë shoqëruar 17-vjeçaren në urgjencë nga një lokal nate, ku kishte humbur ndjenjat për shkak të abuzimit me alkoolin.

Tv Klan