Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kombinati Metalurgjik i Elbasanit, ka qenë ndër vite një ndër konsumatorët më të rëndësishëm të energjisë elektrike në vend. Për këtë arsye, shtabi i ngritur për energjinë, ka mbyllur uzinën e ferrokromit, fabrikën e çimentos, uzinën e çeliqeve, etj. Ndërsa për vjedhësit e energjisë në familje, duket se mendon drejtori i policisë Edmond Koseni. Ai i deklaroi shtabit të emergjencës, se burgun e ka bosh, për të gjithë ata që vjedhin dhe nuk e paguajnë energjinë elektrike.

Nga ana tjetër policia elektrike, ka vendosur 31 gjoba dhe ka ushtruar mbi 700 kontrolle për të kapur në flagrancë vjedhësit e energjisë. Në këtë qytet deri tani janë mbledhur 6 milion nga borxhlinjtë e KESH-it./tvklan.al