1

Prej disa kohësh qarkullojnë fjalë se dy yjet e muzikës Nicki Minaj dhe Meek Mill janë të fejuar. Në një intervistë të dhënë për “Us Weekly”, Meek Mill ka folur në lidhje me fjalët e përhapura se mes tij dhe Minaj ka diçka më shumë se miqësi.

Ai ka rrëfyer se unaza që i ka dhënë përpara disa muajsh nuk është një unazë fejese. Por nga ana tjetër ai nuk e ka mohuar pëlqimin që ka ndaj këngëtares Nicki Minaj, duke theksuar se ne jemi duke u njohur më shumë me njëri – tjetrin dhe ende nuk është koha për të marrë një vendim më madhor.

Thashethemi për këtë lidhje të mundshme është përhapur pikërisht kur reperi Mill ka shpërndarë në Instagram një foto të nxehtë ku shfaqej sëbashku me këngëtaren në fjalë.

tvklan.al