Ikona e kinematografisë, Nicole Kidman, ka bërë një transformim dramatik si aktore dhe duket që edhe një herë ia ka dalë ta portretizojë rolin e saj me sukses. Në projektin me titull “Being the Ricardos”, Kidman portretizon ikonën e filmit “I Love Lucy”, Lucille Ball.

Drama biografike ekranizon raportin mes aktores Ball dhe bashkëshortit dhe kolegut të saj Desi Arnaz, i cili portretizohet nga Javier Bardem.

“Being the Ricardos” vjen me regji të Aaron Sorkin dhe sjell një kast të aktorëve yje, si J. K. Simmons, Nina Arianda, Tony Hale, Alia Shawkat, Jake Lacy dhe Clark Gregg.

Lucie Arnaz, vajza e dyshes së famshme të kinematografisë amerikane, Desi dhe Lucille, e ka vlerësuar pozitivisht Kidman për mënyrën se si e ka portretizuar nënën e saj në film.“Being the Ricardos” do të shënojë premierën nëpër kinema më 10 Dhjetor, kurse në platformën “Amazon Prime” fillon së transmetuari nga 21 Dhjetori i këtij viti.