7-vjecKjo është luftëtarja më e vogël në rradhët e militantëve kurdë, që luftojnë kundër Shtetit Islamik në Siri.

Është rreth 7 – vjeç dhe përpiqet të shfaqë aftësitë e saj më të mira në teksa qëllon me mitraloz.

Një video shokuese, që zgjat 57 sekonda është xhiruar në Janar, me shumë gjasa gjatë luftimeve në Kobani, por është publikuar ditët e fundit në rrjetet sociale.

Vajza e vogël dëgjohet që thotë se ka vrarë 400 militantë të Daeshit, siç njihet në arabisht Shteti Islamik.

Trajnuesi i saj që dëgjohet në sfond e nxit të vrasë edhe më shumë, duke i thënë “Vrit Vrit”.

Video mendohet të jetë xhiruar në një nga kampet stërvitore kurde të Njësisë së Mbrojtjes së Popullit.

Pamjet tregojnë se veç konfliktit të armatosur në terren, lufta mes kurdëve dhe xhihadistëve ka përfshirë edhe fëmijët.

Pak kohë më parë Shteti Islamik publikoi videon e një të mituri, i cili trajnohej për të përdorur Kallashnikov në një kamp për stërvitjen e fëmijëve në Kazakistan.

Tv Klan