Mendoi se ishte grabitës dhe e qëlloi për vdekje.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin “Shtoj i Vjetër”, në Shkodër.

Një 55- vjeçar që vuante nga probleme mendore ka hyrë  rreth orës dy të natës në shtëpinë e komshiut , ky i fundit duke menduar se është hajdut e ka qëlluar për vdekje .

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, autor i ngjarjes është shtetasi Ndokë Vecaj 76- vjeç , ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Nikë Bungu 55- vjeç.

Policia sqaron se nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Nikë Bungu, i cili vuante dhe merrte mjekim të rregullt për probleme mendore, ka hyrë tek rrethimi i shtëpisë së shtetasit Ndokë Vecaj, në fshatij “Shtoj i Vjetër”.

Pronari i banesës ka dëgjuar se dikush ka hyrë në rrethimin e banesës së tij dhe ka qëlluar dy herë me armë gjahu çifte në ajër.

Më pas i zoti i banesës kur ka degjuar sërish lëvizje, në kushtet e errësirës, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Nikë Bungu 55-vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi  një armë e gjahu (çifte) me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen.

Policia në përfundim të veprimeve të para hetimore  ka arrestuar në flagrancë pronarin e banesës  shtetasin Ndokë Vecaj, si autor të dyshuar të vrasjes.

Tv Klan