FBI shpall në kërkim autorin

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza këtë të mërkurë ndaj një anëtari të forcave elitë të Gardës Revolucionare të Iranit për tentativën e vrasjes së John Bolton. Ky i fundit ishte këshilltar i ish- Presidentit Donald Trump.

Në akuzën e ngritur nga Shtetet e Bashkuara përfshihet një shtets iranian me emrin Shahram Poursafi i cili njihej ndryshe edhe me emrin Mehdi Rezayi. Ky person ka tentuar të punësojë një vrasës me pagesë kundrejt shpërblimit prej 300 mijë dollarëve për vrasjen e Bolton.

Departamenti i Drejtësisë tha se ka të ngjarë që Poursafi të ishte motivuar për të vrarë Bolton si hakmarrje për vdekjen e Kassem Soleimanit, një komandant i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit i cilu u vra në një sulm me dron të SHBA-ve në Janar 2020.

Në një status në rrjetin social Tëitter, republikani John Bolton ka falenderuar Departamentin Amerikan të Drejtësisë, FBI-në si dhe Shërbimin Sekret për zbulimin e kryer ndaj kësaj tentativave kriminale.

FBI ka postuar një poster duke shpallur në kërkim Shahram Poursafin.

Tv Klan