Macronit ia mbyllin derën të gjithë

Qeveritë e pakicës në Francë janë të pazakonta, por nga rezultatet e balotazhit të së dielës, e tillë mund të jetë kabineti i ardhshëm qeveritar. Centristët e Macronit u renditën të parët në zgjedhjet e së dielës, por reduktimi i ndjeshëm i vendeve në parlament ua bën atyre të pamundur të qeverisin të vetëm.

Vetë presidenti ka nisur përpjekjet e vështira për të gjetur partnerë të rinj parlamentarë. Por derën e ka thuajse të mbyllur nga të majtët e Melonshonit, që përfshijnë socialistë, komunistë e të gjelbër, e po ashtu edhe nga nacionalistët e Le Penit. Këto grupime shënuan zgjerimin më të madh me deputetë.

Portën ia mbylli në një deklaratë këtë të martë edhe lideri i republikanëve Kristjo’ Zhakob, i cili tha se ai nuk do të tradhtojë elektoratin. 26 deputetë të tjerë të pavarur ose nga parti të vogla, nuk i mjaftojnë liberalëve të Macronit, të cilëve u duhen 44 të paktën deputetë për të formuar qeverinë e re.

Tv Klan