Jashtë ambienteve të SPAK, është prononcuar për mediat demokrati Flamur Noka. Ai tha se hetimi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha është në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës.
“A ka shqiptar që mund ta besojë se kjo ngrehinë këtu ka individë që flasin në emër të Kushtetutës?! Ata medemek fshehin prova të paqena për opozitën. Është organizatë kriminale që nuk ka synim drejtësinë.”
Vijoi me akuzat ndaj kreut të SPAK Altin Dumani.
“Je një pasardhës i Arianit Çelës dhe asgjë tjetër. Fundin do e kesh si Koçi Xoxe! Sali Berisha duhet të ishte i lirë me ligj e Kushtetutë. Altin Dumani nuk pyet për Kushtetutë, edhe urdhrin e parë të arrestit e dha në shkelje të Kushtetutës dhe vazhdon të veprojë ashtu. Është Koçi Xoxe i kohëve moderne dhe pas hekurave do shkojë vetë.”/tvklan.al