Mëngjesin e sotëm në “Aldo Morning Show” ishte i ftuar profesor/ doktor Mentor Petrela, për të folur për një fenomen global, atë të shëndetit mendor.

Teksa Petrela renditi disa nga faktorët që shkaktojnë sëmundjet e shëndetit mendor, ai theksoi se numri i personave të prekur nga kjo sëmundje është në rritje.

Por, a shërohen sëmundjet e shëndetit mendor? Është kjo pyetja më shqetësuese për të cilën doktor Petrela theksoi edhe një herë shkaqet që çojnë në shfaqjen e këtyre sëmundjeve të cilat duhet të evitohen, teksa veçoi problemet psikiatrike të madhe të cilat kërkojnë mjekim antipsikotik. Ai gjithashtu theksoi përdorimin e ilaçeve pa konsultën e mjekut, si një ndër shkaqet kryesore.

Aldo: Shërohen problemet e trurit?

Mentor Petrela: Hiq problemet psikiatrike të mëdha , të cilat kërkojnë mjekime. Sot ka një influencë shumë të madhe përdorimi i këtyre substancave të ndaluara, ku alkooli bën namin dhe alkoolin e tërheq më shumë kripa. Sa më shumë kripë të ketë në ushqim aq më shumë pinë verë e birrë nëpër restorante. E dyta janë të gjitha këto drogat psikotrope që përdoren. Kemi një pjesë të drogave që përdoren fillimisht nga një shqetësim, pa u konsultuar me specialistin.  

Gjatë fjalës së tij, Petrela bëri edhe një thirrje për familjet, prindërit kundrejt kujdesit të shëndetit të fëmijëve, ku theksoi rëndësinë e mbajtjes së telefonit në moshë tepër të vogël, që sipas tij kjo shkakton desocializim brenda familjes./tvklan.al