Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të martë (23 nëntor) në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Fatkeqësisht, të paktën 45 persona, pjesa më e madhe turistë nga Maqedonia e Veriut humbën jetën pasi autobusi me të cilin udhëtonin u aksidentua dhe shpërtheu në flakë. Në mesin e viktimave ka edhe 12 fëmijë.

Ndërkohë, 7 persona mbetën të plagosur rëndë dhe u dërguan në spital në kryeqytetin bullgar të Sofjes.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, ngushëllimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, ku nuk kanë munguar edhe ata të artistëve shqiptarë.

Ka qenë Tuna Sejdi, ajo e cila përmes një postimi në InstaStory ka shprehur ngushëllimet e saj për këtë humbje të madhe.

“Lajm i trishtueshëm, dhimbje e madhe. Lutje për të mbijetuarit, pikëllim për ata që humbën jetën”, ka shkruar këngëtarja.

Po ashtu, në lidhje më rastin e rëndë, aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi ka ndarë një foto ku duket një qiri, krahas së cilës ka shkruar:

“Dhimbje e madhe”.

Ngushëllimeve për tragjedinë, iu është bashkuar edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu përmes një postimi në “InstaStory”.

“Ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidentit në Bullgari”.

Gold Ag ka reaguar përmes shprehjes së dhimbjes së madhe për ngjarjen tragjike që u mori jetën 45 personave.

“Tragjedi e madhe! Në autobus udhëtonin 52 persona. Mes të vdekurve ishin 12 të mitur, mes tyre dhe dy binjakë. O Allah të vdekurit mëshiroji. Të lënduarit shëroji”, ka shkruar artisti.

Vesa Luma ka shkruar përmes një postimi në InstaStory:

“Ngushëllime familjarëve të viktimave të tragjedisë sot! Shumë e dhimbshme”

Për këtë ngjarje të trishtë, një reagim ka dhënë edhe Arta Nitaj, e cila ka shprehur dhimbjen dhe lutjet për udhëtarët nga Maqedonia e Veriut që humbën jetën në Bullgari.  

“Lutjet tona shkojnë për udhëtarët nga Maqedonia e Veriut që humbën jetën në Bullgari.”/tvklan.al