Në vend të mbylljes së kufijve OBSH rekomandon karantinën dhe testimin e pasagjerëve
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se kufizimet në udhëtime nuk do të parandalojnë përhapjen e variantit Omicron të Covid-19.
Sipas OBSH në vend të ndalesave, shtetet duhet të praktikojnë masa “të bazuara në të dhëna dhe rrezikun që paraqitet”, duke përfshirë testimin e pasagjerëve dhe masa të karantinës, të cilat mund të zvogëlojnë importimin apo eksportimin e variantit të ri.
Disa ditë pasi varianti i ri i Covid-19 u identifikua në Afrikën e Jugut, gjithnjë e më shumë vende po vendosin të mbyllin kufijtë e tyre për të frenuar përhapjen e tij.
Kufizimi i fluturimeve nga vendet si Afrika e Jugut, ndëshkojnë padrejtësisht këtë shtet pse ka qenë transparent për urgjencën e variantit të ri, thekson OBSH. Vetë Afrika e Jugut ka kritikuar kufizimet e udhëtimit si “të panevojshme“.
Klan News