Një grup organizatash joqeveritare do të hedhin në gjyq qeverinë shqiptare në rast se miraton projektmarrëveshjen në një shoqëri italiane e cila do të perpunojë mbeturinat urbane në Kashar të Tiranës. Zyra për Mbrotjen e të Drejtave të Qytetarëve ka kërkuar që kryeministri Nano të shkarkojë ministrin, i cili ka hartuar këtë projektmarrëveshje, duke theksuar se do të përshkallëzojnë protestën e tyre. Ndërkohë 7 ministrat e thirrur për të diskutuar për këtë problem kanë munguar në takimin e iniciuar nga Këshilli Rinor. Në lidhje me këtë problem, njëri nga ish-drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit ka dhënë këtë prononcim: “Kemi një mungesë të theksuar transparence nga strukturat respektive dhe përgjegjëse shtetërore për të cilën unë nuk mund që të shprehem se cila mund të jetë arsyeja. Qeveria shqiptare, në këtë rast dhe gjithë strukturat e tjera shtetërore respektive, do të duhet të tregohen shumë të kujdesshme dhe të mos hedhin një hap të pamatur i cili mund të jetë me pasoja të paparashikueshme për Shqipërinë në të ardhmen.”

Nëse nuk ndalet ardhja e këtij impianti, ku planifikohet të përpunohen dhe mbeturinat të ardhura nga Italia, atëhere në Tiranë do të kemi një tjetër bombë ekologjike krahas Sharrës. /tvklan.al