Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri do të akordojë një fond prej 270 mijë Dollarësh në ndihmë të zonave të përmbytura.  

Në njoftimin e përfaqësisë së kësaj organizate në vendin tonë thuhet se ky kontribut do të jetë i disponueshëm në formën e parave si grant emergjent, për familjet e prekura nga përmbytjet, si dhe do të mbështesë përpjekjet e qeverisë për të koordinuar operacionet e emergjencës në ditët dhe javët në vijim.

Ndihma kanë ardhur edhe nga shtete të tjera si Maqedonia, Sllovenia, Greqia dhe Italia.  Nga kjo e fundit kanë mbërritur dy helikopterë emergjencash, të cilët mund të transportojnë deri në 30 persona e do të ndihmojnë edhe në shpërndarjen e ndihmave nga ajri.

Një ditë më parë, në zonat e prekura nga përmbytjet ishin të pranishëm edhe atasheu ushtarak amerikan dhe drejtoresha e USAID, të cilët u informuan mbi situatën aktuale në zonat e përmbytura.

Tv Klan