Zyra për të Drejtat e Njeriut në OKB thotë se gjatë luftës në Ukrainë kanë humbur më shumë se 1400 civilë. Sipas të dhënave të tyre, më shumë se 2000 të tjerë janë plagosur.

Këto shifra janë një përllogaritje e kujdesshme nga ana e OKB-së dhe mendohet se në të vërtetë numri i viktimave është shumë më i lartë.

Rastet më të shumta raportohen nga Donetsku dhe Luhansku, rajonet në lindje të Ukrainës, ku Rusia po lufton për republikat e pavarura që u shpallën së fundmi dhe që u njohën nga Moska./tvklan.al