Hapen plazhet, nisin prenotimet e para nga Kosova

Operatorët turistik kanë nisur zyrtarisht sezonin veror. Heqja e kufizimeve mes zonave të kuqe apo të gjelbra dhe lëvizja e lirë e qytetarëve, pritet të sjellë dhe pushuesit e parë që akomodohen në hotelet e Durrësit.

Me hapjen e kufijve tokësorë dhe heqjen e kufizimeve për qytetarët kanë nisur dhe prenotimet e para kryesisht për fundjavë.

“Tashmë që janë hapur kufijtë edhe me Kosovën dhe vendet fqinje ka filluar interesi, por kryesisht janë të interesuar për fundjavat”.

Por ky sezon nuk do të jetë i njëjtë me sezonet e kaluara, për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Në këto kushte hoteleritë në Durrës do të punojnë me 30 përqind të kapacitetit normal.

“Shezlonget dhe distancat i kemi vetëm për kilentët e hotelit, nuk do të ketë ndryshim, me agjencitë presim fillimin e Korrikut, që të fillojë sezoni me një kapacitet përsëri të cunguar dhe jo një kapacitet maksimal”.

Përsa u përket prenotimeve nga të huajt, administratorët e hoteleve thotë se ata kanë shfaqur interes, por ende nuk ka asnjë të tillë.

Tv Klan