Të ftuar:

Neritan Ceka,

Arlinda Dudaj,

Gjergj Bojaxhi,

Auron Tare,

Fjodora Fjora,

Denata Toce, 

Fjoralba Dizdari,

Arber Çepani

Profesori Neritan Ceka, sonte, në studion e emisionit “Opinion” në një udhëtim përgjatë fëmijërisë ka treguar për fillimin e klasës së parë, gjetjen e dy murtajave te dera e shkollës, si dhe abetaren në dialektin gegë. Ceka është ndalur për disa momente në kujtimet e fëmijërisë së tij të hershme, pikërisht në vitin 1947. “

Në atë periudhë kishte drita, por në oborrin e shkollës ishte vendosur një kazan që zihej qumshti dhe u jepej fëmijëve bashkë me një cop margarin. Ndërsa abetarja, nëse më kujtohet mirë ishte gegnisht akoma

”, tha ai.

Studiuesi Auron Tare, sonte, në emisionin “Opinion” është ndalur në kujtimet e fëmijërisë së hershme, ndërsa kujtoi kohën e vrapit kur i ati e zgjonte në orën gjashtë të mëngjesit bashkë me të vëllanë për të vrapuar. Tare tregoi se në atë periudhë nuk ka qenë kulturë vrapi, madje shumë njerëz të merrnin për të çmendur. Kohë më vonë, në gjimnaz, ai krijoi edhe një grup vrapuesish.

E ftuar në emisionin “Opinion”, psikologja Denada Toçi ka rrëfyer disa aspekte të fëmijërisë së saj në krahasim me atë që po kalon djali i saj. Për të, një ndër gjërat më të bukura të asaj kohe ishte lidhja e fëmijëve me natyrën, dhe mënyrën sesi i trajtonin prindërit. Ndryshe nga fëmijëria e atyre viteve, fëmija i saj, sot nuk luan më me guralecë dhe baltë. “Më vjen shumë keq që djali im nuk rritet përjashta, edhe pse ne mundohemi ta shëtisim”- është shprehur Denada. Madje ajo ka treguar edhe një histori sesi një ditë, teksa po merrte djalin nga kopshti pa edukatoren duke i tërhequr vërejtje atij pse luante me disa gurë në oborr. “Prindërit kanë filluar të mendojnë se të zhgërryesh në tokë është jo e shëndetshme.”-tregon ajo.