Haxhiu në tren duke u larguar nga Kievi, Fevziu e pyet: Më e frikshme lufta e Ukrainës apo e Kosovës?

Pjesë e delegacionit të qeverisë shqiptare gjatë vizitës në Kiev ka qenë edhe gazetari i njohur Baton Haxhiu. Teksa po largohet nga Kievi, në një lidhje live me video në emisionin “Opinion” Haxhiu ka përshkruar të gjitha ndjesitë që po përjeton në udhëtimin e tij me tren gjatë kthimit në Poloni.

Baton Haxhiu: Nuk kam përjetuar kështu luhatjesh treni, tani realisht ky udhëtim nga Kievi në Poloni nuk është aq i mbushur me emocione dhe aq me frikë për arsye se i kam të njohur këto ndjenja dhe ke përshtypjen se po ecën nëpër gurë e jo nëpër binarë të trenit.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se cila nga luftërat është më e frikshme ajo e Ukrainës apo ajo që ka përjetuar vite më parë Kosova, Haxhiu është shprehur se janë dy situata të pakrahasueshme pasi në Ukrainë është një betejë mes dy ushtrive, ndërsa në Kosovë ka pasur dhunë ndaj civilëve.

Blendi Fevziu: Pasi ke vizituar Kievin, lufta e Ukrainës apo e Kosovës më e frikshme?

Baton Haxhiu: Unë thashë se është e pakrahasueshme situata. Në Kiev janë dy qendra periferike që po i shikove disa ndërtesa janë të shkatërruara plotësisht, në ato vende që ka vizituar sot kryeministri Rama dhe kryeministri i Malit të Zi, ishte luftë e betejave të dy ushtrive. Në Kosovë ishte luftë e vrazhdë ndaj inidividit. Shihet se ndërtesat janë goditur me tanke dhe raketa dhe nuk ka pasur betejë nga afër Kjo është betejë e dy ushtrive.

Blendi Fevziu: Thelbi është këtu është një betejë mes dy ushtrive që kanë luftuar me njëra-tjetrën ndërkohë që në Kosovë ka pasur dhunë ndaj civilëve.