Jep mësim në Universitet në Suedi, Silvana: Përse u largova nga Shqipëria, do të rikthehesha vetëm nëse…

Silvana Begaj jeton në Suedi prej vitesh dhe jep mësim në një Universitet. Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Begaj është shprehur se fillimisht bëri praktikë në Universitet dhe më pas u punësua aty.

“Jam në Jables. Erdha në fillim të 2014 edhe u vendosa në këtë qytet sepse fillova pranë Universitetit të këtij qyteti. Bëra disa aplikime, bëra një praktikë rreth 6-mujore në këtë Universitet dhe pastaj fillova punë ku ndenja dhe 5 vite”.

Silvana ka treguar edhe cila janë shkaqet që ajo dhe shqiptarët e tjerë largohen nga vendi.

“Në Shqipëri ka pasiguri ekonomike, pasiguri psikologjike dhe sigurisht mungesa e sistemit të meritokracisë që ka qenë dhe vazhdon që të jetë. Mungesa e meritokracisë fillon që në shkollë që duhet të kesh njohje. U fol për rekomandime. Rekomandimi është në të gjithë botën dhe kjo është e vërtetë, por rekomandimi vjen si pasojë e një eksperience që ti i ke treguar një institucioni apo një kompanie apo një personi të caktuar. Kjo është rekomandimi nëpër botë. Rekomandimi në Shqipëri është për militantët zakonisht”.

Shqipëria i mungon shumë dhe vazhdon të mbajë kontakte me njerëzit në vendin tonë. Por nëse do të rikthehej në Shqipëri, cilat do të ishin arsyet?

“Në qoftë se Shqipëria do të ndryshonte rrënjësisht. Të ketë një standard normal të jetesës, mos të ketë një papunësi kaq të madhe. Sepse do thuash çfarë ndikimi ka kjo tek ty? Rrit krimin! Të heq dëshirën, nuk të motivon, të heq krijimtarinë”.  

Përse nuk vijnë studentë të huaj në Shqipëri? Sepse duhet të japin provimin e Maturës në shqip

Drejtori i E&B Consultancy, Besat Xhaferri, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka folur so0t për largimin e shqiptarëve. Xhaferri tha se në Shqipëri është e pamundur që të vijnë studentë nga vendet e tjera të studiojnë këtu.

Ai ka treguar disa nga mangësitë e sistemit për të pranuar studentët e huaj, ku një prej tyre është provimi i gjuhës shqipe dhe pse studimet mund të bëhen anglisht.

 “Unë kam një agjenci që çon student nga Ballkani, jashtë. Dhe që të studentë në Shqipëri nga jashtë e kam të pamundur. E dini ju që për të ardhur një  student që të studiojë në anglisht në universitete shqiptare këtu, nuk sjellin dot.

Që të vij një student që të studiojë këtu në anglisht duhet të mbrojë provimin e maturës shqiptare, shqip. Dhe aplikimi duhet të bëhet dorazi në Ministrinë e Arsimit, jo online. Për të ardhur këtu duhet të marrë vizë, ne kemi vetëm 30 ambasada. Mos të flasim për lejet e qëndrimit, kjo është katastrofë”, tha Xhaferri.

Më tej ai ka folur dhe për lehtësitë e vendeve të tjera për të shkuar studentë të huaj. Po ashtu Xhaferri tha se shqiptarët janë shumë racistë dhe nuk i duan të huajt./tvklan.al