Të ftuar përballë Sali Berishës: Redi Shehu, Lorenc Vangjeli, Jonida Shehu dhe Fatjona Medini.

Lorenc Vangjeli – Berishës: Keni mbyllur marrëveshjen me LSI-në, emri i koalicionit tuaj do jetë…

Analisti Lorenc Vangjeli ka zbuluar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan emrin e koalicionit që sipas tij do të ketë mes kandidatëve të lëvizjes së Sali Berishës dhe LSI-së në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në 6 bashki.

Përballë ish-Kryeministrit Sali Berisha në Opinion, Lorenc Vangjeli tha se marrëveshja me LSI-në është arritur dhe emri i koalicionit do të jetë “Partitë Demokratike”.

“Pse nuk rrëfeni që jeni duke mbyllur, në mos e keni mbyllur marrëveshjen për të hyrë me LSI-në në zgjedhje. Pse nuk e rrëfeni që e keni mbyllur këtë marrëveshje dhe madje emri i koalicionit tuaj do të jetë Partitë Demokratike”.

Ndërsa ish-Kryeministri Berisha deklaroi se nuk është vendosur ende nëse kandidatët e Komisionit të Rithemelimit do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore si kandidatë të pavarur apo në koalicion me parti të tjera.

Do të jenë kandidatë të aleancës. Do jetë nga ana juridike fitimtari. Emri i koalicionit mund të jetë shtëpia e lirisë, mund të jetë emër tjetër. Nuk është marrë vendimi. Do ta vendosin ekspertët tanë të të drejtës elektorale. Unë paralajmëroj se zgjedhjet e qeverisë janë tritol edhe SPAK. Ne nuk bojkotojmë”, tha Berisha ndër të tjera.

Sali Berisha: Të dielën zhvillojmë primaret për të zgjedhur kandidatët e zgjedhjeve të pjesshme

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan se Komisioni i Rithemelimit në PD do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Berisha tha se në këto zgjedhje do të zbatohet për herë të parë dhe projekti i primareve, ku kandidatët do të garojnë me njëri-tjetrin për t’u bërë kandidat zyrtar.

Ky është një revolucion dhe është i pandalshëm, padiskutim do të marrim pjesë në zgjedhjet e pjesshme. Po aplikojmë primaret. Ditën e diel do të jenë në të gjashta bashkitë. Këto janë primare në kushte të veçanta. Ne kemi 45 ditë kohë dhe ne kemi racionuar kohën dhe ditën e diel do kemi primaret”, tha ai.

 Më tej ai tha se në të ardhmen primaret do të zgjerohen, ku nuk do të votojnë vetëm anëtarët e PD, por dhe simpatizantët e kësaj partie.

Në primare normalisht gara nuk është vetëm votimi, votimi nga anëtarësia është shumë më mirë se emërimit. Ai që merr vota më shumë do të dalë fitues. Primaret në të ardhmen duhet të zgjerohen në zgjedhësit. Zgjedhësit e PD të pajisen me një kartë dhe ai marr kartën e zgjedhësit e PD, ata që duan ta marrin. Simpatizantët të marrin pjesë në votime njësoj si anëtarët e PD”, shtoi Berisha.

Berisha: Jemi duke diskutuar më të gjitha forcat opozitare për bashkëpunim

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se Komisioni i Rithemelimit është duke diskutuar me të gjitha forcat politike në opozitë për një koalicion në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha tha se është në diskutime si me LSI dhe me aleatët e tjerë historik të PD.

Kemi diskutuar perspektivën për një bashkëpunim të ardhshëm mes nesh”, tha ai. Kur u pyet nëse ka diskutime me Kryemadhin u shpreh: Jemi në diskutime, kemi pasur kontakte të gjithanshme.

Më tej tha se nuk do të injorohet asnjë grupim për bashkëpunim.

Me të gjithë pa përjashtim. Ne nuk injorojmë askënd. Ju e patë nga foltoret brenda partiake u kalua në foltore me qytetarët. Do të zgjerojmë spektrin me të gjitha forcat në Shqipëri. Jo vetëm në politikë, por dhe me shoqërinë civile”, shtoi ai.

Protesta e 8 Janarit, Berisha: Të shëmtuara ishin skenat ku një deputet ishte rrethuar nga vrasës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot protestën e 8 Janarit dhe aktet e dhunshme që ndodhën në të.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha u shpreh se skenat e shëmtuara kanë qenë ato që ndodhën brenda godinës, ku shtoi se Basha ka qenë i rrethuar me gardistë dhe me trafikantë.

Nuk ishte aspak e dhimbshme, e dhimbshme ishte të shihje një godinë të blinduar dhe të shihje një deputet të rrethuar nga vrarës. 8 janari dëshminë më të shëmtuar kishte një deputet të rrethuar nga 8 anëtarë të gardës dhe trafikantë. Kjo ishte shprehja më e shëmtuar  lidhjes me krimin”, tha ai.

Më tej teksa u pyet për përplasjen mes simpatizantëve, lideri historik i PD tha se godina ishte shtëpia e demokratëve dhe ata donin të futeshin në të.

Kjo është shtëpia e tyre, po shkonin në shtëpinë e tyre, kishte tre motive që një njeri mban detyrën jashtë çdo funksioni dhe një njeri mbante brenda njerëz të armatosur dhe ishte e blinduar”, tha Berisha.

Më tej u shpreh se ka fituar pikë pasi pati asnjë të plagosur.

Fituam pikë në kuptimin që nuk pati asnjë të gërvishtur, sepse kisha shpallur revolucion paqësor. Nuk më impresionojnë mua ata me derën me plumbin në ballë të një njeriu”, tha më tej Berisha.

Berisha zbulon bisedën me ish-zyrtarin e DASH: Më kërkoi të mbështesja…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zbuluar sot për herë të parë një bisedë që ka zhvilluar me ish-zyrtarin e lartë të DASH, Jonathan Moore.

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha tha se Moore i kishte kërkuar që të mbështeste një njeri tjetër brenda PD, por ai nuk ka pranuar.

Lorenc Vangjeli: Cila ishte dilema që iu vuri Jonathan Moore, nuk e keni përmendur asnjëherë këtë emër?

Sali Berisha: Në mënyrë absolute ishte një takim tërësisht miqësor, më kërkoi të mbështes një njeri që nuk ia mora përsipër. Çdo gjë tjetër është gënjeshtër e pacipë.

Lorenc Vangjeli: A ju ka kërkuar të ndryshoni lidershipin e PD?

Sali Berisha: Unë po të them që më kërkoi të mbështesë një njeri tjetër.

Lorenc Vangjeli: Në PD? Është hera e parë që po e përmendi këtë emër. Ishte takimi i tretë dhe keni pasur një besëlidhje.

Sali Berisha: Takimi ka qenë kur unë kam qenë kryeministër dhe ai ka qenë për drejtor Evropën Juglindore në DASH. Më kishte lidhur puna më te.

Blendi Fevziu: Zoti Berisha më fal…

Sali Berisha: Më kërkoi të mbështesë një njeri brenda PD, nuk më ka kërkuar asgjë tjetër. Të gjithë ata amerikanë apo shqiptarë që thonë versione të tjera kanë gënjyer.

Lorenc Vangjeli: Moore mbërriti në zyrën tuaj dhe u ka kërkuar që të mbështesni një njeri tjetër vetëm për kryetar për çfarë ua kërkoi ai, vetëm për kryetar…

Lorenc Vangjeli zbulon emrin e politikanit që zyrtari amerikan i kërkoi Berishës ta mbështeste politikisht

Analisti dhe gazetari Lorenc Vangjeli ka zbuluar emrin e politikanes shqiptare që zyrtari amerikan Jonathan Moore i kishte kërkuar Sali Berishës që ta mbështeste politikisht.

I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Vangjeli tha se biseda e Berishës me zyrtarin amerikane Moore është bërë në vitin 2018. Sipas tij, ish-Kryeministrit i është kërkuar që të mbështesë politikisht brenda Partisë Demokratike Rudina Hajdarin. Por që, shprehet Vangjeli, Berisha e kundërshtoi.

“Zonja Rudina Hajdari për të cilën ju është kërkuar. Në 2018, në takimin e fundit ju është thënë ky faull i jashtëzakonshëm i Lulzim Bashës me financimet e mundshme ruse kur Nick Muzine deklaroi për herë të dytë që kishte dhe një dërgesë tjetër prej 500 mijë Dollarësh. Ju është kërkuar juve të ushtroni autoritetin tuaj për të ndryshuar lidershipin e Partisë Demokratike. Kandidatura që ju propozua ka qenë Rudina Hajdari, e keni kundërshtuar”, u shpreh Vangjeli.

Sa i përket djegies së mandateve nga Partia Demokratike, Lorenc Vangjeli u shpreh se ky veprim ka qenë shantazh ndaj SHBA-së.

“Djegia e mandateve, që nuk ishte akt protestues ndaj Edi Ramës, ishte shantazh i pastër ndaj amerikanëve për t’i kërcënuar me destabilitetin e vendit. Sali Berisha e mbajti besën, nervozizmi i tij sot është për besëthyerjen e Lulzim Bashës. Juve doktor po bëni veprimin e duhur në kohën e gabuar. Por është më mirë të bësh veprimin e gabuar në kohën e duhur. Kura juaj sot po vret partinë”, deklaroi Lorenc Vangjeli.

Padia kundër Blinken në Paris, Berisha: Gjykata e pranoi, mund edhe ta refuzonte kërkesën time

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur sot lidhur me padinë e dorëzuar prej tij në Gjykatën e Parisit kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Berisha tha se gjykata në Paris ka pranuar kërkesën edhe pse kishte të drejtë që mund të mos e pranonte.

E vërteta është kjo është dorëzuar kërkesa ime në datën 22 Korrik, në datën 28 Tetor gjykatësi nuk ka kthyer dosjen por e ka mbajtur. Gjykatësi e pa dosjen dhe e mbajti, edhe pse kishte të drejtë të mos ta pranonte. Gjykata mund ta kthente dhe të thoshte se nuk janë shtetas francez asnjëri dhe as tjetri”, tha ai.

Më tej ftoi edhe njëherë Departamentin e Shtetit që nëse kanë prova kundër tij ti bëjnë publike.

Kur unë them një fakt të vetëm dhe kur unë shkoj në gjykatën e Parisit, çfarë mendoni ju se e kam timen gjykatën e Parisit ju”, shtoi Berisha.

Në fund tha se kur të nis shqyrtimi i dosjes do të mësohet nëse çështja kundër Blinken do të shqyrtohet apo jo.

Dosja u dorëzua në sekretari, pastaj në protokoll, pastaj kur shkoi tek gjykatësi e mbajti, nuk e ktheu. Por kur e hap ai mund të thotë po ose jo, mund të thotë se fajin e ka Sali Berisha”, u shpreh Berisha./tvklan.al