Të ftuar:

Agim Nesho – Ish Ambasador

Klajda Gjoshaj – Deputete e LSI-së

Ish-ambasadori, Agim Nesho, është shprehur se George Herbert Walker Bush, pavarësisht se vinte nga një familje e madhe në SHBA, i gjithë suksesi i tij qëndronte tek aftësitë individuale.

Nesho tha në studion e emisionit “Opinion”, se familja luan një rol të rëndësishëm për karrierën e një personi, por pyetja qëndron se cilat janë cilësitë që dikush duhet të ketë për t’u futur në kuadrin e një lideri.

Ai tregoi se për të qenë një lider, duhet të marrësh pjesë në garë; të kesh qenë pjesë e ushtrisë, për të thënë se është i devotshëm për detyrimin ndaj atdheut; të ketë mbaruar një shkollë me emër; si dhe aktivizimi me partitë politike.

Ata qenë çifti presidencial më jetëgjatë, plot 73 vite martesë. George Bush ishte vetëm 17-vjeç kur u njoh me Barbarën në një vallëzim Krishtlindjesh në Greenwich, vetëm pak javë pas sulmit në Pearl Harbor.

“Mendova se ishte njeriu më i bukur që kisha parë ndonjëherë”,- do të thoshte më pas Barbara.

Mirëpo, ende pa u martuar Geroge dhe Barbara u ndanë për shkak të luftës, kur ai shkoi në ushtri. Letrat ishin e vetmja urë-lidhëse mes tyre…

*************************************************

Duka per shortin e Euro 2020!