OPINION – PROKURORIA, PER CFARE E AKUZON SAIMIR TAHIRIN?

Posta

OPINION – PROKURORIA, PER CFARE E AKUZON SAIMIR TAHIRIN?

03:55 05/03/2019

Të ftuar:

Basir Çollaku – Gazetar

Klodiana Lala – Gazetare

Anila Basha -Gazetare

Artan Hoxha – Gazetar

Në tel:

Saimir Tahiri – Ish Minister i Brendshëm

Maks Haxhia – Avokat

Gazetari Basir Çollaku tha mbrëmjen e së hënës në emisionin “Opinion” në Tv Klan se bashkëshortja dhe babai i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka udhëtuar drejt Romës me Moisi Habilaj, i cili aktualisht është i arrestuar në Itali.

“Kjo është një pjesë e marrë nga sistemi TIMS, me datën 8 Korrik 2014, pra i përket shtetasit Moisi Habilaj, që sot gjendet i arrestuar në Itali, i dënuar në fazën e parë nga drejtësisë italiane. Këtu thotë se në orën 5:26 minuta ka udhëtuar drejt Romës. Por a ka qenë i vetëm? Po sipas dokumenteve që gjenden në dosjen e prokurorisë së dhe gjykatës. Moisi Habilaj ka qenë me babanë dhe bashkëshorten e Saimir Tahirit. Ata kanë udhëtuar më avion të Alitalias, kjo është lista e udhëtarëve.”

Çollaku tha se Moisi Habilaj gjendet i shënuar në sistemin TIMS ndërsa Bashkim Tahiri dhe Fatlinda Tahiri nuk janë shënuar në sistem. “Ata janë në listën e udhëtarëve të kompanisë, rezulton se në vendet 32 A, B, C janë Mooisi Habilaj, Bashkim Tahiri dhe Fatlinda Tahiri. Kanë udhëtuar bashkë në të njëjtën sedilje drejt Romës dhe nuk janë shënuar në sistemin TIMS dhe kanë mbërritur në Romë të tre sëbashku.”

Në një reagim me sms për emisionin “Opinion”, në përgjigje të akuzave të Çollakut, reagoi Saimir Tahiri, i cili deklaroi se në pasaportat e bashkëshortes dhe babait të tij ka vula nga Aeroporti i Rinasit për udhëtimin në fjalë.

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar ashpër mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ndaj gazetarit Basir Çollaku, i cili tha se bashkëshortja dhe babai i tij kanë udhëtuar drejt Romës me Moisi Habilajn, i cili është i dënuar për trafik droge nga gjykatat italiane në fazën e parë.

“E gjitha është një maskaradë, është një maskaradë dhe një proces i komanduar politik. Është kaq e thjeshtë. Në këtë histori mund të shkosh fare kollaj ti në burg meqë më njeh, të gjithë ata që janë aty mund të mund të shkojnë në burg, meqë më njohin mua. Po një provë prokuroria që të thotë Saimir Tahir për këtë gjë, ka kryer trafikun apo një vepër penale, unë nuk e kam. Ka dy vjet që po pres dhe unë sot nuk e kam”, tha Tahiri.

Tahiri: Një kokërr idioti aty që e dëgjova, çështë ai Basiri, një kokër idioti që…

Fevziu: Më fal Tahiri, nuk mund të flasësh me këtë gjuhë, kjo nuk është etike një herë…

Tahiri: Ça etike mo, ku ka etikë këtu, ai gënjen publikisht.

Fevziu: Si gënjen? Unë po të pyes për atë.

Çollaku: Zotërisë së pandehur iu kthye kujtesa dhe kjo është një shenjë e mirë.

Tahiri: Edhe një herë gruaja ime dhe babai im paskan udhëtuar drejtë Italisë dhe në Rinas polici u ka vënë vulën.

Fevziu: Jo. Prokuroria, thotë Çollaku, nuk kanë vulë.

Tahiri: T’i nxjerrë letrat, janë vulat e policisë shqiptare.

Fevziu i tregoi dy faqe të fotokopjuara të pasaportave, në të cilat ishin vetëm vulat italiane, por Tahiri tha se i kanë dhënë faqen gabim atij (Çollakut), sepse ka edhe faqe të tjera pasaporta.

**********************

Shqiptarët fitojnë Tuzin!


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi