#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Tentoi të rrëmbente 2-vjeçaren në Tiranë, identifikohet gruaja

Pasditen e së dielës, Klan News publikoi pamjet teksa një grua tentoi të rrëmbejë një fëmijë 2-vjeçar në një supermarket në Tiranë.

Gazetari Besar Bajraktaraj tha këtë të martë gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan se vetëm gjatë ditës së sotme është bërë i mundur identifikimi i gruas. Bëhet fjalë për një grua rreth të 50-ave dhe që dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.


“Pasditen e sotme është bërë identifikimi i gruas. Policia nuk e bën të ditur emrin e saj pasi nuk është shoqëruar. Është një grua e cila është rreth të 50-ave, dyshohet me probleme pasi nga vetë komunikimet që ka mbajtur me stafin, nga ato që ata kanë deklaruar se kanë komunikuar me zonjën u ka dhënë përshtypjen se është me probleme mendore”, tha gazetari Bajraktaraj gjatë intervistës me Blendi Fevziun.

Ndërkohë Bajraktaraj sqaroi se në videon e publikuar, gruaja tjetër që është e veshur me të zeza është mamaja e vajzës së vogël. Një nga pikëpyetjet e policisë është fakti se pse ajo nuk reagon. Pasi gruaja i ka marrë fëmijën, ajo ka dalë jashtë dhe më pas janë kthyer të treja në supermarket.  

Në fillim nuk është bërë denoncim nga ajo. Ka qenë babai i vajzës që më vonë e ka kallëzuar rastin në polici.

“Nëna ka deklaruar që ajo është shfaqur me fjalë përkëdhelëse dhe është larguar menjëherë duke i marrë fëmijën dhe më pas është kthyer. Ajo ka deklaruar se dukej si një person që kishte probleme”, tha Bajraktaraj./tvklan.al